Fjalë me vlerë!
Dijetari i madh, Muhamed Emin esh-Shinkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Kurani i Madhërishëm e ka sqaruar në suren El-Hashr se shkaku i përçarjes dhe mosmarrëveshjeve është dobësia e mendjes (arsyes). Kjo shihet në fjalën e Allahut për një popull që ishin të përçarë: تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّى
“Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara.” (El-Hashr 14).
Pastaj Allahu e sqaron shkakun, sikur dikush të pyesë: Cili është shkaku që zemrat e tyre janë të përçara?
Allahu përgjigjet duke e sqaruar këtë shkak: ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَعْقِلُونَ
“Sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” (El-Hashr 14).
Pra, ky ajet nga surja El-Hashr: تَحۡسَبُهُمۡ جَمِيعٗا وَقُلُوبُهُمۡ شَتَّىٰۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَعۡقِلُونَ
“Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” (El-Hashr 14).
Kjo është dëshmi se burimi i përçarjeve është dobësia e mendjes, sepse njeriu i mençur e di se bashkimi është më i mirë se përçarja.
(Err-Rrihle ila Ifrikija, f. 104–105)
Përktheu: Besim Gjelaj