Cili është më i vlefshëm: Namazi në katin përdhes apo në katin e sipërm të xhamisë?

Pyetja:

Përgjigjja:
Namazi në katin përdhes është më i vlefshëm se ai në katin e sipërm, sepse është më afër imamit – dhe afrimi pranë imamit është më i vlefshëm se largimi prej tij.
Megjithatë, nëse namazi në katin e sipërm shoqërohet me më shumë përqendrim dhe përkushtim nga ana e njeriut, dhe ai e ndjen se ka më shumë frikëpërulje (khushu‘), atëherë ky është më i vlefshëm. Kjo për arsye se ruajtja e vlerës që ka të bëjë me vetë adhurimin ka përparësi ndaj ruajtjes së vlerës që ka të bëjë me vendin ku kryhet adhurimi.
Kështu kanë thënë dijetarët dhe për këtë kanë sjellë shembullin e rrëmel-it (kjo është një lloj ecjeje e shpejtë, me hapa të shkurtër dhe me gjallëri) në tavafin e mbërritjes dhe afrimit te Qabeja. Nëse dikush thotë: “Nëse afrohem te Qabeja nuk mund të bëj rrëmel, por nëse qëndroj më larg, mund ta bëj”, atëherë cili është më i vlefshëm: Të afrohet te Qabeja apo të largohet dhe të bëjë rrëmel?
Dijetarët thonë: më e vlefshme është të qëndrojë më larg dhe të bëjë rrëmel, sepse ruajtja e vlerës që ka të bëjë me vetë adhurimin ka përparësi ndaj ruajtjes së vlerës që ka të bëjë me vendin ku kryhet adhurimi.
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu’ Fetawa, Kitabus-Salat – Bab Sifetis-Salat 23-24)
Përktheu: Besim Gjelaj