Burri ka të drejtë ta kërkojë mehrin dhe çfarë ndërlidhet me të, nëse gruaja kërkon divorcin pa shkak të vlefshëm!

Pyetja:
I nderuari shejh, kam ardhur nga larg me shpresën që të marr përgjigje për pyetjen time, e cila është:
Jam martuar, por gruaja ime kërkoi divorc me arsyetimin se nuk po jeton në kushte aq të mira, pasi unë jam i ri dhe student e me kushte të thjeshta. Kërkesa e saj për divorc nuk është e arsyeshme, dhe unë nuk dua të ndahem prej saj sepse ajo është shtatzënë.
Shejhu ynë, nëse ajo kërkon divorcin, a kam të drejtë të kërkoj kthimin e mehrit? Gjithashtu, mehri ishte dhuratë nga njerëzit bamirës – a kam të drejtë të përfitoj prej tij pasi ta kem marrë, apo duhet t’ua kthej atyre që ma kanë dhënë, meqë jam i zhytur në borxhe që vetëm Allahu i di?
Jam shumë mirënjohës për përgjigjen që më jepni!
Përgjigja:
Nëse ka mundësi që të durohet dhe të mos i plotësohet kërkesa për divorc, kjo është më e mira – për dy arsye:
Arsyeja e parë: Disa gra, kur janë shtatzëna, i kap një ndjenjë urrejtjeje ndaj burrit, edhe nëse kanë jetuar me të për vite. Prandaj, le të durojë derisa t’i kalojë kjo gjendje, sepse mund të rikthehet natyra e saj e mëparshme dhe të zhduket ajo që ndjen në zemër.
Arsyeja e dytë: Ndoshta pas njëfarë kohe, kur të lindë fëmijën dhe ta kuptojë se tashmë është e detyruar të qëndrojë me burrin e saj, mund t’i kalojë ajo që ka në zemër.
Pra, nëse burri është i kënaqur me karakterin dhe fenë e saj, atëherë këshilla ime është të durojë dhe të sillet mirë me të, derisa të qetësohen gjërat. Pas lindjes, nëse bëhet e pamundur bashkëjetesa, atëherë nuk ka problem që ai të kërkojë të drejtën e tij – gjithçka që ka dhënë: mehr, dhurata e të tjera.
Sepse gruaja e Thabit ibën Kajsit – radijAllahu anha – shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha:
“O i Dërguar i Allahut! Thabiti nuk ka asgjë që të kritikohet as në karakter e as në fe.”
Shejhu: Ai ka karakter dhe fetari, si dhe është nga ata që e ka dëshmuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që është nga banorët e Xhenetit.
“Mirëpo, unë e urrej që të jem në Islam dhe të jem mohuese.”
Shejhu: Me një fjalë, nuk e përballojë dot!
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha:
“A do t’i kthesh atij kopshtin që ta dha si mehr?”
Ajo tha:
“Po.”
Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e thirri Thabitin dhe i tha:
“Merre kopshtin dhe lëre atë (jepja divorcin).”
Dhe ai veproi ashtu.
Këshilla ime për këtë burrë është që të presë derisa ajo të lindë, sepse ndoshta gjendja do të ndryshojë, përderisa ai është i kënaqur me fenë dhe moralin e saj. Por nëse gjendja nuk përmirësohet, atëherë nuk ka pengesë që ai të kërkojë të drejtën e tij – gjithçka që i ka dhënë prej dhuratave, mehrit e të ngjashme.
Nëse ajo t’i kthen, ato janë të tuat dhe ke të drejtë t’i mbash, sepse kur i ke marrë nga të tjerët për martesë, veçse i ke poseduar. Dhe nëse ajo t’i kthen, atëherë ato bëhen pronë e jotja – nuk je i detyruar t’ua kthesh bamirësve që të kanë ndihmuar për t’i siguruar.
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Silsiletu el-Lika esh-Shehrij • Nr. 31 |.
Përktheu: Besim Gjelaj