Burgosja e shejh Albanit
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ishte caktuar për mua që të burgosesha në vitin 1389 hixhri, që i përket vitit 1969 gregorian, së bashku me mua ishte edhe një grup dijetarësh, pa bërë ndonjë faj tjetër përveç thirrjes në Islam dhe mësimit të tij njerëzve. U dërgova në burgun e Kalasë dhe në burgje të tjera në Damask. Më pas, pas një periudhe u lirova, por u arrestova sërish dhe u internova në ‘el-Xhezira’ (një zonë në Siri), ku kalova disa muaj në burgun e saj, madje i konsiderojë për hir të Allahut të Plotfuqishëm.
Dhe kishte qenë caktimi i Allahut që të mos kisha me vete atje asgjë tjetër përveç librit tim të dashur Sahihul-Muslim, një laps dhe një fshirëse. Atje u angazhova të realizoja dëshirën time për ta përmbledhur dhe për ta përmirësuar atë, dhe e përfundova për rreth tre muaj, gjatë të cilëve punoja natë e ditë pa u lodhur dhe pa u mërzitur.
Kështu, ajo që armiqtë e umetit e dëshironin si ndëshkim për ne, u shndërrua në një mirësi prej së cilës kanë përfituar kërkuesit muslimanë të dijes anembanë botës.
Falënderimi i qoftë Allahut, me mirësinë e të Cilit përmbushen veprat e mira.”
Përktheu: Besim Gjelaj