A lejohet ta përsërisësh namazin nga frika se ndoshta nuk është pranuar?
Pyetja:
A lejohet të falen namaze farz përsëri në vend të atyre që ndoshta nuk janë pranuar? Sepse kam parë një motër që i përsërit disa nga namazet farz, nga frika se ndoshta nuk i janë pranuar për shkak të harresave të shumta gjatë namazit ose për ndonjë arsye tjetër.
Përgjigjja:
Kjo është bidat (risi në fe) dhe nuk lejohet. Parimisht, namazi konsiderohet i vlefshëm. Nuk i lejohet as gruas dhe as burrit që të falin namaze përsëri si masë sigurie nga frika se ndoshta namazi i parë nuk është pranuar. Këto janë vesvese dhe dyshime pa bazë.
Por nëse njeriu e di me siguri se namazi i tij është i pavlefshëm, p.sh. sepse i është prishur abdesi gjatë namazit ose e ka falur pa pasur abdes, atëherë duhet ta përsërisë.
Ndërsa vetëm dyshimet dhe vesveset janë nga shejtani, dhe parimisht namazi konsiderohet i rregullt dhe i vlefshëm.
Moderatori: Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj