Lloji i përçarjes së umetit!
Lloji i përçarjes së umetit!
Pyetja:
Ndarja e umetit në 73 grupe – a është kjo ndarje e llojshmërisë (ihtilaf tenevu’), apo ndarje kundërshtuese (ihtilaf tedad)? A ekzistojnë sot këto grupe në vendet myslimane? Dhe a janë grupi Teblig dhe grupi Ih’van pjesë e këtyre 73 sekteve, apo jo?
Përgjigjja:
Ndarja e umetit në 73 grupe është ndarje kundërshtuese, jo ndarje llojshmërie.
🔹 Ndarja e llojshmërisë (ihtilaf tenevu’) nuk dëmton, sepse lind nga mundësia që tekstet fetare – si ajetet dhe hadithet – të kenë më shumë se një kuptim të vlefshëm. Secili dijetar merr njërin nga këto kuptime, dhe kjo nuk përbën problem. Kjo është ndarje llojshmërie.
🔹 Ndërsa veprimi në kundërshtim me argumentet e qarta fetare, kjo është ndarje kundërshtuese (ihtilaf tedad). Kjo ndarje është e dëmshme dhe për këtë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Të gjitha janë në zjarr.”
Po të ishte fjala për llojshmëri, nuk do të kishte thënë “të gjitha janë në zjarr”.
Muslimanët mund të kenë ndarje të llojshmërisë – siç është rasti i katër medh’hebeve (shkollave juridike islame). A do të thotë kjo se ata janë në zjarr?! Kurrsesi. Ka dallim të madh mes ndarjes së llojshmërisë dhe asaj kundërshtuese.
🔸 Ndarja e grupeve është ndarje kundërshtuese – si në rastin e grupit Teblig dhe grupit Ih’van. Ne themi:
Midis nesh dhe atyre është Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të TijsalAllahu alejhi ue selem.
Ne i kthehemi Librit të Allahut dhe Sunetit të Prejgamberit salAllahu alejhi ue selem.
Kush është në përputhje me to, jemi me të. Kush kundërshton, e refuzojmë.
Ne nuk kemi metodologji (men’hexh) tjetër përveç asaj që ka qenë mbi të Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij, siç ka thënë:
“Ajo që unë dhe shokët e mi jemi mbi të sot.”.
Dhe siç thotë Allahu në Kuran: وَالسَّابِقُونَ الْأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالْأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ
“Sa për besimtarët e parë – muhaxhirët dhe ensarët – dhe ata që i pasuan me mirësi…” (Teube 100).
Ky është metodologjia jonë dhe kjo është rruga jonë.
Kush pajtohet me ne, është i mirëseardhur.
Kush zgjedh një metodë (men’hexh) tjetër, është çështje e tij – por llogaria e tij është te Allahu.
(El-Ixhabat el-Fasile an esh-Shubuhati el-Hasileh, f. 22)
Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj