Gjykimi i huazimit që sjellë përfitim

Pyetja Nr.32:

Kam marr një shumë nga një person në vlerë prej pesëdhjetë mijë rijal, e kam hapur një dyqan për biznes me këtë shumë të hollash, po ashtu e kam informuar pronarin e të hollave së do t’ia kthej këtë shumë pas një viti, kështu që atij i takon një e katërta e fitimit nga të hyrat vjetore të dyqanit, me pas ia kthej atij shumën e tij dhe dyqani me takon mua, cili është gjykimi ndaj kësaj?

Përgjigjja:

Këtë shumë që e ka marrë nuk e di a e ka marrë me qëllim bashkëpunimi (ortaklleku) apo si huazim?

Në qoftë së është huazim, atëherë nuk lejohet t’i jepet me shumë, ngase muslimanët janë dakorduar që çdo huazim që sjell përfitim është kamatë, edhe në qoftë së kanë bërë marrëveshje paraprake për këtë.

Kurse nëse nuk kanë bërë marrëveshje paraprake mirëpo, huamarrësi kur ia kthen shumën huadhënësit i shtonë me shumë së sa shuma që e ka për obligim, nuk ka të keqe, sepse edhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur e ktheu huan e tij, huadhënësit i dha me shumë.

Kurse nëse ka kushtëzim apo marrëveshje pa kushtëzim, kjo nuk lejohet ngase muslimanet janë dakorduar që çdo huazim që sjell përfitim është kamatë.

Në qoftë së është shoqëri aksionare atëherë veprohet ashtu siç dakordohen të dy palët, nëse dakordohen që puna t’i përket njërës palë e tjetrit të hollat, në këtë rast këta konsiderohen ortak në biznes.

Pra, kjo varet prej marrëveshjes që ata e bëjnë, ndoshta dakordohen për një të katërtën e fitimit, tri të katërtat apo një të dytën, apo një të tretën dhe dy të tretat, kjo nuk ka të keqe.

Ortakllëku ndryshon nga huazimi, ngase huazimi është pasuria e cila është e drejtë e huadhënësit, kështu që e drejta e huadhënësit është në fuqi, kurse tek shoqëria aksionare pasuria i takon atij që e jep, mirëpo fitimi është sipas asaj që e kanë caktuar në përqindje.

Në qoftë së dështon, atëherë dështimi vlen vetëm për pronarin e të hollave, e jo edhe për punëtorin, ngase dështimi për punëtorin konsiderohet dështim fizik, e ai është dështimi i veprimit të tij pa kompensim, pra, që të dytë kanë dështuar, njëri ka humbur pasurinë e tij, e tjetri mundin e tij.

Kurse, t’i behën bashkë dy humbjet atij që nuk e posedon shumën, sigurimi i pasurisë së humbur po ashtu edhe mundit që e ka humbur, kjo nuk lejohet!

Shejh Abdul-Muhsin elAbbad, Allahu e ruajttë

Burimi

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button